Aksidentohet zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj ndërsa udhëtonte me makinë në rrugën Pejë-Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, kur automjeti zyrtar, me të cilin po udhëtonte Manaj dhe tre persona të tjerë ka dalë jashtë rruge. Sipas informacioneve të fundit, të katër personat nuk kanë marrë plagë të rënda.

Ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe do të zbardhin shkaqet e aksidentit.

Top Channel