Në Vjenë nis sot projekti i ri bashkëpunimi ndërmjet organeve policore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Ndër të tjera – siç ka bërë të ditur Sabine Vogt, drejtore e seksionit të Mbështetjes Ndërkombëtare në Zyrën Federale të Kriminalistikës (BKA) – projekti synon të nxisë edhe bashkëpunimin policor ndërmjet Serbisë dhe Kosovë.

Vogt ka sqaruar se kjo iniciativë ka një përparësi, pasi që – sipas saj – ajo forcon bashkëpunimin ndërmjet shteteve, sepse rajoni duhet të jetë në gjendje të bashkëpunojë në nivelin policor nëse dëshiron të luftojë me sukses krimin.

“Prandaj edhe ne kemi futur në këtë projekt të gjitha vendet e Ballkanit, plus Turqinë”, ka thënë ajo në një intervistë për Radion Deutsche ëelle.

Top Channel