Pakistani pranon vrasjen e civilëve
14/04/2010 19:00
Një zyrtar i forcave të sigurisë në Pakistan ka deklaruar për BBC se një numër i konsiderueshëm civilësh mbetën të vrarë ditën e shtunë në sulmin ajror në një fshat në rajonin e Khiberit.
Deklarata në fjalë bie në kundërshtim me atë të bërë fillimisht nga ushtria, se nuk kishte asnjë vdekje në radhët e civilëve.
Burimi, i cili ka ruajtur anonimatin, ka thënë se nuk mund të jape një numër të saktë të vdekjeve, por ai ka theksuar se humbjet e jetëve mund të jenë mbi 30.
Burimi ka shtuar më tej se sulmi i parë ishte ndaj një grupi militantësh të mbledhur në majën e një kodre, nga të cilët u vranë rreth 30 vetë.
Top Channel