Autoritetet serbe kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që gjykata në veri të Kosovës të fillojë nga puna, pa u nënshkruar më parë një marrëveshje me EULEX-in.

Nga ana e tij misioni ndërkombëtar për rendin dhe ligjin thotë se është në pritje që Këshilli Gjyqësor i Kosovës të dorëzojë listën me emrat e gjyqtarëve shqiptarë e serbë që do të punojnë në Mitrovicë.

Por zyrtari i lartë serb Oliver Ivanovic ka deklaruar se fillimisht duhet të nënshkruhet protokolli me misionin EULEX dhe ka nënvizuar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka autoritet për të emëruar gjyqtarët serbë.

Nga ana e tij Këshilli Gjyqësor premton se deri në fund të muajit do të japë listën me emrat e gjykatësve shqiptarë e serbë.

Top Channel