Kosovë, 186 zyrtarë s’kanë deklaruar pasurinë

14/04/2010 16:15

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë e tyre, pavarësisht se afati ligjor ka përfunduar më 31 mars.

“Numri i zyrtarëve të lartë, të cilët janë të detyruar të deklarojnë pasurinë është 1560. Nga ky numër, 1374 e kanë deklaruar ndërsa 186 zyrtarë të tjerë jo”, njoftoi Agjencia.

Mes zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë janë presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, dy zv/kryeministra dhe 16 nga 17 ministrat e qeverisë. Nga institucionet, numri më i madh i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është në qeveri.

Top Channel