Kaczynski, polemika për vendin e varrimit

14/04/2010 18:30

Një sërë polemikash kanë shpërthyer në Poloni lidhur me vendimin që presidenti i ndjerë Lech Kaczynski të varroset në Wawel Cathedral të Krakovës, një vend i rezervuar për mbretërit dhe heronjtë e Polonisë.

Qindra persona kanë zbritur në rrugë për të protestuar, ndërkohë që mijëra të tjerë i janë bashkuar fushatës në internet që kundërshton planin.

Presidenti Kaczynski humbi jetën ditën e shtunë në një aksident ajror, bashkë me gruan e tij dhe shumë zyrtarë të lartë polakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA