Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic i ka kërkuar ndjesë popullit boshnjak për rolin e vendit të tij në shkatërrimin e Bosnjes në fillim të viteve ’90.

Duke folur para deputetëve në Parlamentin e Sarajevës, Josipovic është shprehur se tani Kroacia e shenj Bosnjen si një vend të qendrueshëm dhe prosperues.

Ndërkohë, nesër Josipovic do të vizitojë dy fshatra në qendër të Bosnjes, ku u kryen disa nga krimet më të rënda gjatë konfliktit mes popullsisë myslimane dhe trupave kroate në vitin 1993.

Top Channel