Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic ka akuzuar në procesin që po zhvillohet ndaj tij dëshmitarin e paraqitur, duke e akuzuar se ka trilluar historitë për vrasje masive.

Karaxhic, i cili mbrohet vetë pasi ka refuzuar avokatin, për më se tre orë është përpjekur të diskretitojë dëshmitarin Ahmet Zulic, i cili është rrëfyer për rreth 90 minuta.

Zulic ka deklaruar se ka qenë dëshmitar i masakrës së 20 boshnjakëve në qershor të vitit 1992, të cilët ishin detyruar të hapnin varret e tyre dhe më pas ishin qëlluar në kokë ose u ishte prerë fyti nga një kasap serb.

Top Channel