Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të kenë mundësi të diskutojnë kokë më kokë për cështjen e emrit në fund të muajit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave Gruevski do të jetë më 29 prill në Athinë në kuadër të një konference mbi ekonominë në rajonin e Evropës juglindore, të organizuar nga gazeta “The Economist”.

Takimi do të mbahet edhe pasi ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic ka premtuar se nga fundi i muajit do të dalë me propozime të reja për cështjen e emrit.

Por një tjetër cështje që shtrohet nga mediat greke është mënyra se si do të vijë Gruevski në Maqedoni, duke qenë se Athina zyrtare nuk dëshiron që të përsëritet zhurma që u krijua kur ministri i Jashtëm maqedonas shkoi në Korfuz me avionin zyrtar në të cilin shkruhej “Republika e Maqedonisë”.

Top Channel