Qeveria Maqedonase ka vendosur të bëjë regjistrimin e ri të popullsisë edhe mbi baza etnike.

Enti Shtetëror i ngritur për këtë cështje nuk ka përfshire asnjë shqiptar në stafin drejtues dhe kjo ka ngjallur reagimet e faktorit shqiptar. Përfaqësues të ndryshëm politikë e civilë shqiptarë, hedhin dyshime serioze për manipulimin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë.

Sipas zërave që qarkullojnë, numri i shqiptarëve mund të ulet me 20 %. Në këtë regjistrim do marrin pjesë 20 mijë punonjës, ndërsa rezultatet pritet të dalin në vitin 2012.

Top Channel