Winehouse në spital prej dhimbjeve në gjoks
12/04/2010 10:10
Amy Winehouse shtrohet me urgjencë në spital, por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për problemet me drogën.
26-vjecarja ka përfunduar në spital për shkak të protezave të gjoksit, të cilat i kanë dhënë dhimbje të padurueshme.
“Amy nuk di cfarë të bëjë në këtë moment. Ajo e di që problem për dhimbjen janë pikërisht protezat e silikonit”, thotë një burim për taboidin britanik “The Sun”. Nuk dihet nëse Amy do të reduktojë gjoksin e saj, ndërsa kujtojmë se vetëm pak kohë më parë ajo ishte krenare për operacionin estetik të kryer që e kishte transformuar dekoltenë e saj.
Operacioni që Amy bëri për zmadhimin e gjoksit, kushtoi rreth 50 mijë euro…cfarë do të bëjë tani këngëtarja, do ta heqë protezën apo jo?
Top Channel