Timberlake e Biel, merr fund lidhja
12/04/2010 14:00
Shuhet pasioni mes Justin Timberlake dhe Jessica Biel. Cifti pas tre vitesh lidhjeje ka vendosur të ndahet. Kriza kishte nisur prej kohësh dhe pavarësisht sforcimeve për të qëndruar bashkë, duket se ndarja ka qenë e pashmangshme.
“Ka qenë një vendim reciprok. Historia e tyre nuk kishte te ardhme”, thotë një mik i ciftit për “Sunday Mirror”.
Prej kohësh flitej për krizë, por cifti ka qëndruar i heshtur pa dhënë deklarime. Aktualisht Justinpo xhiron komedinë “Bad Teacher” me ish-të dashurën, Cameron Diaz. Të dy janë parë ndërsa bëjnë shaka dhe qeshin pa fund. Justin po kërkon sërish lidhje me Diaz?Asnjëherë nuk i dihet…
Top Channel