Robert Pattinson nuk do të jetë Kurt Cobain

12/04/2010 11:30

Robert Pattinson nuk do të jetë Kurt Cobain në filmin për liderin e Nirvanave, siç ishte folur disa ditë më parë nga mediat.

Lajmi është përgënjeshtruar nga menaxheri i Courtney Love, roli i së cilës në film do të interpretohej nga Scarlett Johannson.

“Courtney adhuron Scarlett si artiste ashtu edhe si grua, por nuk e njeh Pattinson dhe nuk ka menduar asnjëherë t’i propozojë pjesë të ndonjë filmi”, është shprehur menaxheri i vejushës Cobain.

Për momentin nuk është caktuar një datë për daljen e filmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA