Marica synon fronin e Hunziker në Gjermani

12/04/2010 10:00

Ndërsa Michelle Hunziker po shijon disa ditë pushimi në Miami, Marica Pellegrinelli po tenton të futet në showbiznes-in gjerman. Të dyja kanë të përbashkët një burrë, Eros Ramazzotti-n.

E para Hunziker, me të cilën këngëtari ka qenë i martuar nga viti 1998 deri në vitin 2002, është bërë drejtuese e programit “Wetten Dass…?“. E dyta Pellegrinelli, e cila ngroh zemrën e Ramazzotti-t prej disa muajsh ka zbarkuar në Gjermani, ku ka firmosur një kontratë më agjencinë e modeleve “Mega Model Agency“ në Hamburg. Të dyja rrezikojnë të jenë konkurrente të forta, pasi do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend.

“Marica është një modele shumë e suksesshme.Nuk është Heidi Klum, por është një modele e vërtetë dhe ne duam që ajo të jetë në tregun gjerman”, thotë menaxheri i agjencisë gjermane të modeleve.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA