Big Brother, publiku nxjerr jashtë Oltën

11/04/2010 08:25

Mbrëmjen e djeshme publiku nxorri Oltën nga shtëpia e Big Brother, e cila nuk ka preferuar të bëjë komente të gjata mbi këtë vendim.

Gjithashtu, Olta evitoi komentet edhe për zërat që shpërthyen për një ndërhyrje të saj mes ciftit Bertina-Erioni.

“Për mendimin tim nuk duhet pasur reagime negative sepse unë kam qenë vetëm shoqja e Erjonit. Përse dola jashtë? Atë ia lë publikut”, është shprehur Olta.

Ndërkohë, shtëpisë iu shtua Eridiona, një vajzë 24 vjecare nga Librazhdi. Gjithashtu, Big Brother i dha mundësinë ciftit Erjoni dhe Bertina që të takoheshin, por sjellja e djalit u duk e ftohtë. Takim tjetër emocionues në shtëpi ishte takimi i Klodit dhe nipërve të tij. Surprizat vazhduan me Mandin, të cilit iu dha një bluzë dhe një kapale me emrat e të shoqes dhe fëmijës. Gjithashtu, në shtëpi hyri miku i tij Redi Jupi, i cili i njoftoi banorët dhe me provat e javës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA