Kërcënimet e Al Kaedës, Lippi: No comment

09/04/2010 14:25

Traineri i kombëtares italiane, Marcello Lippi ka preferuar të mos bëjë asnjë koment mbi lajmin për kërcënimin e Al Kaedës ndaj skuadrave që marrin pjesë në botërorin Afrikë 2010.

“Sapo e mora vesh për kërcënimet e Al Kaedës. Për momentin preferoj të mos bëj komente”, është shprehur shkurt Lippi për mediat italiane.

Ndërkohë, burime nga shërbimet sekrete lokale kanë bërë të ditur se po analizohet videoja me mesazhin kërcënues dhe kanë theksuar se për momentin ndaj delegacionit italian nuk ka asnjë rrezik specifik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA