J. Lo rikthehet “shtatzanë” në kinema

09/04/2010 17:20

Katërt vjet mungesë nga ekrani, Jennifer Lopez i ka zëvendësuar me rikthimin në një film komedi që pritet të dalë në SHBA në 23 prill.

Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes një gruaje dhe një burri, por me një vecanti, ata takohen pikërisht në ditën kur ajo ka vendosur të ngelet shtatzanë. Pas shumë fejesave të përfunduara keq, personazhi i J. Lo do kryejë fekondimin artificial.

Kështu, sjellja e ciftit zhvillohet gjatë 9 muajve të shtatzanisë mes vizitave mjekësore dhe kurseve të përgatitjes për lindjen. Filmi drejtohet nga Alan Paul, ndërsa në rolin e të dashurit të Lopez interpreton Alex O’Loughlin, i cili shfaqet në rolin e parë si protagonist.

J. Lo u largua nga bota e kinemasë për t’u kujdesur për dy binjakët që tashmë kanë mbushur 2 vjec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA