Hollywood-i rikthehet tek titanët

09/04/2010 20:35

“Clash of the titans” është filmi më i ri, që po shfaqet në Kinemanë Imperial, paralelisht me ato botërore. Gjinia e këtij filmi është aksion i ndërthurur me aventurë dhe është realizuar me regji të Louis Leterrier, nën interpretimin e aktorëve Sam Worthington, Liamm Neeson etj.

I bazuar mbi mitologjinë, “Clash of the titans” është versioni i ri i filmit të prodhuar në 198-shin, mbi mitin e Perseut.

Në qendër të filmit është Perseu. Atij i duhet të kapërcejë shumë pengesa dhe të luftojë kundër Meduzës, përbindëshit të detit për të shpëtuar princeshën Andromeda, që është e dashura e tij, me të cilën do të martohet, duke përmbushur kështu fatin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA