Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka përsëritur para Shteteve të Bashkuara qëndrimin se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është vija e kuqe të cilën Serbia nuk do ta kalojë kurrë”, ka deklaruar Tadic në takimin me nënsekretarin amerikan të Shtetit, James Steinberg.

Tadic është shprehur se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, e cila nënkupton se asnjëra nga palët nuk është as fituese dhe as humbëse.

Më parë Steinberg u takua me zëvendëskryeministrin Ivica Dacic, i cili deklaroi se Beogradi mund të bashkëpunojë vetëm me faktorin ndërkombëtar në Kosovë, UNMIK dhe EULEX.

Top Channel