Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Beograd se SHBA dhe Serbia, pavarësisht dallimeve mbi cështjen e statusit, janë të angazhuara për zgjidhjen e cështjeve praktike që kanë të bëjnë me Kosovën.

Deklaratën e tij Steinberg e bëri pas një takimi me zëvendëskryeministrin serb Ivica Dacic, i cili është shprehur se Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Qëllimi ynë është që në Kosovë të ketë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët”, ka pohuar Dacic, duke nënvizuar se bashkëpunimi i Beogradit do të jetë me KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in.

Më tej dy zyrtarët kanë vlerësuar me nota pozitive marrëdhëniet dypalëshe, si dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Top Channel