Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, do të takohet sot në Prishtinë me udhëheqësit më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Diplomati i lartë amerikan do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni.

Në orët e pasdites,Telegraf, bën të ditur se Steinberg gjithashtu do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të ketë një takim të shkurtër me klerin e manastirit. Në Graçanicë ai takon edhe kryetarët serbë nga tri komunat e reja.

Ditë më parë, kur lajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit, Steinberg e vlerësoi pavarësinë e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon.

Top Channel