
Ndeshjet në kampionatet shqiptare dhe tashmë së fundmi edhe në Kupën e Shqipërisë janë kthyer në arenë gladiatorësh ku topi del jashtë fuksionit dhe zëvendësohet me fyerjet dhe grushtat.
Rasti më i fundit ishte ai ne Peqin, ku kryetari i bashkisë së Peqinit, Ilir Rusha zgjodhi dhunën për t’u bërë personazh publik në media duke goditur trajnerin e Besës, Shpëtim Duro. Këtë dhunë që është e përsëritur në fushën e Peqinit do ta vuajë skuadra e Shkumbinit që përvec gjobës, pritet të dënohet edhe me luajtjen e disa ndeshjeve në fushë asnjanëse ose me dënimin e fushës së vet.
Pritet të dënohet edhe zv/trajneri Klodian Dervishi që ka qenë një nga protagonistët e dhunës ndaj Duros. Federata Shqiptare e Futbollit, pas disa dënimeve me radhë të fushës problematike të Peqinit, ka kërkuar bashkëpunim edhe me policinë lokale për të shmangur dhunën, por policia vendase edhe njeherë tjetër nuk reagoi në rastin kur trajneri i Besës u sulmua.
Policia arriti që të sigurojë ruajtjen e arbitrave, në daljen e tyre nga fusha, por ajo nuk ndali kryetarin e bashkisë, kjo mbase edhe për shkakun e pushtetit të tij. Pak kohë më parë, presidenti i FSHF-së Armand Duka mori mbështetjen e ministrit të Sporteve, Ferdinand Xhaferri për pregatitjen e një draft–ligji për forcimin e dënimeve ndaj akteve dhe aktorëve të dhunës në sport, qofshin këta edhe të veshur me pushtet.
Top Channel