Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, priti në një takim Kujtim Pacakun, nënkryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme të institucioneve të vendit për të gjitha komunitet pakicë në vendin tonë, me theks të veçantë për komunitetin rom.

“Do të ofroj përkrahjen dhe mbështetjen time të fuqishme për të gjitha komunitet, ashtu siç edhe kam ofruar deri më tani dhe bashkërisht duhet të punojmë për integrimin e këtij komuniteti në të gjitha sferat e jetës”, tha Sejdiu, bën të ditur Telegraf.

Top Channel