
Pas 144 ditësh mungesë, sot Tiger Woods kthehet në fushën e golfi për trofeun Masters në Augusta.
Pesë muaj për t’u harruar për kampionin e përfshirë nga skandali seksual që ka shkatërruar jetën e tij familjare dhe imazhin sportiv, model për mijëra fansa.
Por Woods kërkon të kthejë faqe dhe të hedh pas shpatullave tradhëtitë e vazhdueshme ndaj së shoqes dhe dhjetra të dashurave që kanë deklaruar se kishin kaluar të paktën një natë seksuale me të.
“Dua të shikoj përpara dhe të bëj atë që kam bërë për shumë kohë”, është shprehur Woods në një konferencë për shtyp.
Nëse do të fitojë në Augusta, do të ishte Masteri i pestë i tij, titulli i 15-të i karrierës dhe një hap larg rekordit që mbahet nga Jack Nicklaus (18 trofe).
Top Channel