Greqia nënshkruan marrëveshjen për fillimin e shpimeve për “Bllokun 2” në Jon, vlerësohet deri në 270 miliardë metra kub gaz natyror
Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Dy të rinjtë, njëri 25 dhe tjetri 26 vjec e denoncuan sulmin në polici.
Ata thanë se u sulmuan pa shkak. Në fillim serbët kishin filluar t’i ofendonin me sharje me sfond etnik dhe më tej kishin filluar t’u gjuanin me gurë. Njëri prejt tyre pasi u rrëzua nga bicikleta ra pre e dhunës së serbëve, ndersa tjetri arriti të largohej nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar tek një njësi policore në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Viktima, 26-vjeçar ka marrë plagë në kokë dhe në trupi, ndaj është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Sipas raportit mjekësor, lëndimet konsiderohen të lehta. Ndërsa viktima tjetër e sulmit u rikthye më tej në vendngjarje i shoqëruar nga policia, por nuk mundi të identifikojë agresorët. Hetimet për gjetjen e fajtorëve po vazhdojnë.
Top Channel