Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se rasti i Kosovës është “sui generis” dhe nuk mund të shfrytëzohet si precedent për asnjë vend tjetër.

Lajçak i ka bërë këto komente gjatë një takimi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.

Nga ana e tij Sejdiu ka theksuar se në Kosovë është krijuar një realitet pozitiv, që ka kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe paqes në rajon, kurse rrota e historisë nuk mund të ndalet e as të kthehet prapa.

Ndërsa Lajçak e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe shprehu interesimin e Sllovakisë për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në veçanti në fushat që do të lehtësonin jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Top Channel