Policia e Kosovës, pas një bashkëpunimi me atë shqiptare, ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndë narkotike, në komunën e Gjakovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave operacioni nisi ditën e djeshme dhe u mbyll sot me arrestimin e 4 personave.

Sipas burimeve, droga e sekuestruar, e cila vinte nga Shqipëria, është e llojit marijuanë, ndërsa personat e arrestuar janë 3 kosovarë dhe një shtetas hungarez.

Burimet shtojnë më tej se operacioni u krye pas disa muajsh hetime të përbashkëta me policinë shqiptare dhe saktësojnë se droga kishte si destinacion tregun gjerman.

Top Channel