Kartoni i kuq, Van Gaal kundërpërgjigjet
08/04/2010 18:10
“Mendoja se Anglia kishte reputacionin e një vendi të barabartë”.
Kjo ka qënë kundërpërgjigja e trajnerit të Bayern Munchen, Louis van Gaal ndaj kolegut të Manchester United, Sir Alex Ferguson. Sipas këtij të fundit, kartoni i kuq ndaj brazilianit Rafael erdhi pas presionit të lojtarëve gjermanë ndaj arbitrit Rizzoli.
“Nuk jam dakort me Sir Alex sepse nuk është kjo ajo që unë konsideroj fair play. Të gjithë lojtarët duhet ta dinë se nësë marrin dy kartona të verdhë, dalin nga loja dhe Rafael e dinte që ishtë ndëshkuar një herë”, shprehet holandezi i pankinës bavareze.
Top Channel