Guti vendos: Do largohem nga Reali

08/04/2010 15:00

Pas Raulit, një tjetër lojtar që ka shkruar historinë e Real Madrid, vendos të largohet në fund të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushorin Jose Maria Guti.

“Për momentin nuk ka asnjë mundësi që të qëndroj këtu. Kam vendosur të largohem dhe mendoj se të shtunën do luaj derbin e fundit”, shprehet mesfushori spanjoll. Më tej ai bën me dije se do vazhdojë të luajë edhe për të paktën dy vjet.

“Do vazhdoj të luaj. Më kanë ngelur dhe dy vjet. Mund të shkoj në Angli, Itali ose në vendet arabe. Jashtë Spanjës mund të gjej gjëra interesante. Këtu nuk vazhdoj pasi dua të njoh kultura të tjera”, shton Guti.

Në pole position për të marrë spanjollin është Interi por gjithcka do të varet nga Reali pasi lojtari ka ende edhe një vit kontratë.  

Top Channel