Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinou ka deklaruar se deficiti buxhetor i Greqisë është zogëluar me rreth 40 përqind në tre muajt e parë të vitit.

Duke raportuar para Parlamentit, Papakonstantou ka saktësuar se deri në fund të marsit deficiti ishte 4.3 miliardë euro, ndërkohë që një vit më parë ai ishte 7.1 miliardë.

Pikërisht deficiti i lartë buxhetor e ka futur shtetin helen në një krizë të thellë ekonomike nga e cila e ka shumë të vështirë të dalë.

Top Channel