Chamakh drejt Arsenalit

08/04/2010 14:15

Ajo kundër Lionit në Champions mund të ketë qenë ndeshja e fundit në fushën evropiane për Marouane Chamakh me fanellën e Bordeaux.

Sulmuesi maroken (nëntë gola në kampionat dhe katër në Champions League në këtë sezon) duket se ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për sezonin 2010-2011.

Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, 26-vjecari futbollist i kombëtares marokene do të firmosë me Gunners një kontratë katër vjecare.

Top Channel