Greqia nënshkruan marrëveshjen për fillimin e shpimeve për “Bllokun 2” në Jon, vlerësohet deri në 270 miliardë metra kub gaz natyror
Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë do të takohen në Ankara, në përpjekje për t’u dhënë një shtysë pozitive marrëdhënieve dypalëshe që karakterizohen nga tensione të vazhdueshme, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi statusin e detit Egje.
Ndërsa pala greke e përqendron problematikën në përcaktimin e shelfit kontinental, pala turke përgjigjet se ky është vetëm një nga çështjet evidente.
Vizita në Ankara e ministrit Alternat grek të Punëve të Jashtme Dimitris Droutsas ishte programuar të zhvillohej në gjysmën e dytë të muajit të kaluar. Por incidenti me një luftanije turke, e cila lundroi deri në afërsi të brigjeve të Athinës, ndikoi që vizita të shtyhej.
Për incidentin në fjalë, shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutoglu, tha, në një intervistë për shtypin grek,cituar nga Telegraf, se lundrimi i luftanijeve turke në detin Egje është absolutisht konform të drejtës ndërkombëtare dhe vërejti se mediat greke e ekzagjeruan ngjarjen.
Top Channel