Një shtetas serb është arrestuar ditën e sotme në Suedi, pasi akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, të cilat nuk publikojnë emrin e personit të arrestuar.

Sipas të njëjtave burime, shtetasi serb akuzohet për përfshirje në masakrën në fshatin Qyshk të Pejës në marsin e vitit 1999.

Top Channel