Romela Begaj, nënkampione e Evropës

07/04/2010 18:30

Romela Begaj shpallet nënkampione e trefishtë e Europës pasi mori tre medalje të argjendta në kampionatin Europian të peshngritjes që po zhvillohet në Monsk të Bjellorusisë.

Begaj ngriti 96 kg në stilin e shkëputjes 111 kg në shtytje dhe 207 kg në dygarësh duke zënë vendin e dytë. Ndërkohë që vendin e parë e zuri peshëngritësja bjellruse Natashia Novikava me një diferencë të madhe nga peshngritësja jonë pasi ngriti 238 kg në dygarësh, një rekord i ri europian.

Në këtë kampionat, që ka filluar në 5 prill e mbarron më 11 prill marrin pjesë 300 shtangistë nga 37 vende të Europës, ndërkohë që Shqipëria përfaqësohet vetëm me Romela Begajn për femra, ndërkohë për meshkuj në peshën 77 kg është Erkand Qerimaj, 95 kg Endri Karina dhe Ervis Tabaku. 

Në datën 8 prill është radha e një emri tjetër të njohur të shtangës, Erkand Qerimaj, ndërkohë që më 10 prill në pedanë do të jenë Endri Karina dhe Ervis Tabaku, që të dy në peshën deri në 95 kg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA