Kryetari i Partisë Socialiste ne fjalën hapëse në Asamblenë Kombëtare duke akuzuar qeverisjen e vendit për krizën ekonomike dhe demokratike në të cilën e ka futur vendin, deklaroi se nuk ka asnjë rrugë tjetër vec protestës.
Rama theksoi se Partia Socialiste është për t’i bashkuar të gjithe qytetarët, të cilët duan të refuzojnë faturat e kësaj qeverie që po i kufizon të drejtat dhe liritë.
“Ky pushtet pa të ardhme po e mban peng Shqipërinë me armët e së shkuarës”, u shpreh Rama, duke theksuar se cështja e transparencës së zgjedhjeve nuk mund të kalojë pa u zgjidhur, pasi do të shërbejë për vendosjen e gurit të themelit për të ardhmen zgjedhore në Shqipëri.
Sipas tij, socialistët nuk tërhiqen nga fusha e betejës pa u kthyer më parë njerëzve shpresën dhe besimin te zgjedhjet e lira dhe transparente.
“Cdo ditë në protestë, në cdo qytet dhe më pas do të takohemi më 30 prill në Tiranë. Të bashkuar t’i japim fundin që meriton këtij pushteti që po i le njerëzit përditë e më të pashpresë, përditë e më të papunë”, theksoi Rama.
Ndërkohë në punimet e sotme, grupi i punes i ngritur për ndryshimet statutore do t’i paraqese per shqyrtim dhe miratim Asamblesë Kombëtare propozimet për përmirësimin e legjislacionit të brendshëm të kësaj force politike.
Top Channel