PS mbledh Asamblenë, ndryshime në statut

07/04/2010 11:10

Nisin punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet që të kalojnë disa ndryshime në statut.

Krijim i asambleve të rrethit, me votimin e kandidaturave alternative, jashtë parimit të demokracisë së drejtpërdrejtë, moslejim i oponencës kolektive, si dhe një rishikim i mënyrës së përfaqësimit në forumet qendrore; këto janë në vija të trasha ndryshimet që selia rozë pritet të instalojë në statutin e ri.

Duke u nisur nga një vështrim prapakthyes, mendimet në fjalë, sidomos ato që lidhen me asambletë e rrethit përbëjnë një hap që e çon PS në strukturën e vet tradicionale, si për degëzimin organizativ, ashtu edhe për mënyrën e mandatimit të drejtuesve. Rëndësia politike e këtyre ndryshimeve qëndron në faktin se ajo u bën jehonë kritikave fillestare që iu bënë ekipit aktual të PS që në vitin 2005 kur edhe ndodhi rotacioni i pushtetit.

Përndryshe me gjuhën e kritikës mund të thuhet se “PS nga një parti kryetarësh po rikthehet në parti forumesh”. Se sa e vërtetë është kjo mund të vlerësohet edhe në faktin se grupi i punës e ka parë me vend që të bëjë një riintegrim të organizatës bazë duke u dhënë drejtuesve të saj të drejtën e votës për zgjedhjen e kryetarit të asamblesë së rrethit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA