Më në fund Massimo Moratti mund të shijojë pak triumf edhe në Champions League pas shumë viteve zhgënjyese edhe pse nuk ka reshtur së bëri investime të mëdha.
Presidenti i Interit ka folur me elozhe pas kualifikimit për në gjysmefinale, duke sfiduar madje edhe Barcelonën. “Mourinho përgatiti mendërisht ndeshjen në mënyrë perfekte. Pashë shpirtin e skuadrës. Me Barcelonën ka shume dëshirë për hakmarrje”, thekson pronari zikaltër.
Messi është një ëndërr e vjetër por njëkohësisht një “mollë e ndaluar” për Moratti-n, i cili shpesh herë ka treguar interes për të edhe pse për momenin nuk bëhet fjalë që ai të shkëputet nga Barca. Gjithsesi, manjati italian nuk i trembet as këmbëve magjike të atij që mediat sot e kanë quajtur “Messi-ah”.
“Gjysmëfinale e vështirë por magjike. Mendoj se lojtarët tanë duhet të kenë dëshirën maksimale për të fituar. Inter tashmë ka një marsh më shumë krahasuar me ndeshjet në grupe. Cdonjëri nga djemtë e mi do jetë i ndërgjegjshëm”, shton Moratti.
Top Channel