Në Maqedoni regjistrohet një rritje e numrit të vetëvrasjeve, fenomen ky që vjen kryesisht nga varfëria dhe mjerimi.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një tjetër shkak që ka sjellë rritjen e kësaj dukurie janë edhe depresioni dhe stresi i përditshëm.

Psikologët deklarojnë se viktimat e vetëvrasjeve janë kryesisht personat e varur, me pak besim tek vetja dhe pa ambicje.

Burimet saktësojnë më tej se në Maqedoni vetëvrasjet ndodhin kryesisht në pjesën lindore dhe atë qendrore, të banuara kryesisht nga maqedonas.

Top Channel