Policia kufitare malazeze ka zbuluar në pikën kufitare të Rozhajës, në kufi me Kosovën, një sasi prej 5 tonë e gjysmë kafe kontrabandë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet malazeze, sipas të cilave kafeja u zbulua në rimorkion e një traktori, e ndarë në 92 thasë.

Sipas burimeve, ajo kap vlerën e 11 mijë eurove dhe kishte si destinacion tregun ilegal të Kosovës.

Burimet shtojnë më tej se policia malazeze po zhvillon hetime për të zbuluar organizatorët e kësaj kontrabande.

Top Channel