LMN, në asamble pa një plan paraprak

07/04/2010 08:15

Anëtarët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe do të jenë sot pjesë e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS ku mendohet se mund të sugjerojnë edhe ndryshimet e tyre.

Gjithsesi, burime pranë LMN, bëjnë të ditur se debati i pritshëm për statutin nuk është dhe aq i mprehtë për shkak të vetë natyrës së ndryshimeve të realizuara në dokumentin ekzistues.

Nga ana tjetër, propozimet e hedhura prej anëtarëve të LMN kryesisht u mëshojnë kompetencave të kryetarit dhe të drejtës së këtij të fundit për të rikandiduar.

Pra ato lidhen drejtpërsëdrejti me situatën politike në PS dhe me periudhën paszgjedhore që u dominua nga debati për rikandidimin ose jo të Edi Ramës.

Për këtë arsye, aktualiteti i tyre politik është relativizuar shumë, pasi e gjithë selia rozë është përqendruar tanimë në aksionin e gjerë të protestave kundër qeverisë së Sali Berishës.

Referuar propozimeve që kanë të bëjnë me forcimin e masave disiplinore për ata që veprojnë në ndryshim nga vendimet e forumeve është e pritshme që edhe përmasa e LMN të shkojë duke rënë.

Ka rëndësi të thuhet me këtë rast se oponenca e realizuar nga ky formacion u dëshmua e përkohshme në intensitetin e vet dhe në një farë mase ajo në rast shuarjeje do të legjitimonte vendimet e marra nga anëtarësia e PS menjëherë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA