Kushtetuesja, në maj mbyllet mandati i kryetarit

07/04/2010 08:30

Gjykata Kushtetuese pritet që  muajt e ardhshëm “të ribëhet nga e para”, pasi përveç zgjedhjes së gjashtë anëtarëve të rinj të saj, do të duhet të zgjedhë edhe kryetarin.

Kjo pasi kryetarit aktual, Vladimir Kristos, i skadon mandati i parë në fund të muajit maj, që rastis edhe me skadimin e mandatit të fundit prej gjashtë gjyqtarëve, që do të duhet të rinovohen.

Që do të thotë se Presidenti i Republikës, përveç përzgjedhjes së emrave të anëtarëve, do të duhet të mendojë edhe për personin që do ta drejtojë institucionin që interpreton ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Një variant mund të jetë dhënia e një mandati të ri për kryetarin aktual të Kushtetueses, Vladimir Kristo, pasi ekziston e drejta e riemërimit brenda mandatit 9-vjeçar të anëtarit të kësaj gjykate.

Sipas nenit 125 të Kushtetutës dhe nenit 7 të ligjit për “Organizimin e Gjykatës Kushtetuese”: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh.

Por në zgjedhjen e kreut të këtij institucioni, kreu i shtetit do të duhet të marrë mendimin e të gjithë anëtarëve të tij. Për riemërimin e Kristos, gjithçka do të varet nga anëtarët e rinj që do të emërohen po nga Presidenti i Republikës.

Por në fakt, të dyja këto procedura: si e zgjedhjes së anëtarëve, ashtu edhe e kryetarit, do të përfundojnë në duart e mazhorancës në Parlament.

Kuvendi i vendos vulën përfundimtare me dhënien e pëlqimit, i cili bëhet me votë të fshehtë dhe me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota, të cilat mazhoranca i zotëron lehtësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA