Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Besa në finale

07/04/2010 17:15

Vllaznia dhe Besa janë finalistet e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon.

Shkodranët nuk kanë vuajtur shumë përballë Teutës pasi u kanë mjaftuar dy gola të Hadjibulic dhe Snajlit në pjesën e dytë të ndeshjes, duke fituar pastër 2-0. Takimi i parë përfundoi 1-0 për durrsakët, prandaj shkodranët janë kualifikuar për më tej.

Besa ka bërë mrekullinë në fushën e Shkumbinit pas barazimit 1-1 në “Ruzhdi Bizhuta”. Verdhezinjtë shanuan golin vendimtar me Cikalleshin në minutën e 70-të por e vunë në dyshim rezultatin kur po i njëjti lojtar 10 minuta më vonë doli me karton të kuq. Finalja e madhe do zhvillohet në datën 9 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA