Nën masa të rrepta sigurie dhe në fshehtësi të madhe, këngëtarja shqiptare Liljana Kondakci që është arrestuar nga antidroga greke e Selanikut javën e kaluar, është shoqëruar tek Prokurori i Apelit i cili ka nisur procedurën për ekstradimin e saj në Itali.
Ne ditet e ardhshme pritet te mblidhte Keshilli i Gjykates se Apelit ne Selanik, i perbere nga tre prokurore dhe ne nje seance tipike do te vendoset se si do te veprohet me te.
Sipas burimeve policore ylli i muzikes shqiptare qe u arrestua me urdher te Interpolit ka blere dy shtepi ne lagjen ‘Evozmo’ ne perendim te Selanikut. Ne nje prej tyre banon vajza e saj, kurse tjetren ose e jepte me qira ose banonte vete.
Te njejtat burime konfirmojne se pasi agjentet italiane kane zbuluar sinjalin e telefonit te saj ne Selanik, antidroga e ketij qyteti kishte me se tre muaj qe ishte ne pergjim te telefonatave te saj,perderisa tashme Kondakci nuk ishte me nje transportuese e thjeshte e lendeve narkotike, por ishte koka e nje rrjeti trafikimi, te cilit ajo i jepte urdhera nepermjet telefonit.
Per here te pare edhe ne shtypin grek publikohet lajmi per arrestimin e kengetares se njohur shqiptare, e cila madje krahasohet per famen e saj edhe me te mirenjohuren greke Marinela.
Sipas se perditshmes ‘Esspreso’, por edhe gazetes se mirenjohur ‘Eleftherotipia’, Kondakci , e njohur nga organet italiane te antidroges me emrin “La mama” ishte e denuar me tre vjet burg ne Itali, pasi u kap me tre kg heronine ne vitin 2006, dhe me pas eshte liruar me kusht.
Interpoli ka dashur qe nepermjet saj te arrestoje edhe pjestare te tjere te rrjetit.
Top Channel