Guardiola: Me Interin e vështirë

07/04/2010 03:20

Pak minuta pas sigurimit të gjysmëfinales me skuadrën e tij, trajneri i katalanasve të Barcelonës nis të mendojë për sfidën me italianët e Interit.

Për mikrofonat e “Sky”, Pep Guardiola u shpreh se sfida me Interin është një sfidë mjaft e vështirë dhe që do donte ta evitonte.

“Tani do të këmi përballjen e dyfishtë me Interin ç’ka do të jetë një mision mjaft i vështirë sepse pikërisht Interi ishte skuadra që unë do doja të evitoja”, tha Guardiola.

Katalanasit siguruan gjysmëfinalen mbrëmjën e së martës pas fitores 4-1 ndaj Arsenalit në “Camp Nou”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA