Futbolli botëror hap dyert për “Messi-an”

07/04/2010 16:05

I papërmbajtshëm, magjik, një maestro 22 vjecar i cili tashmë e e ka merituar një vend në podin më të lartë të futbollit botëror.

Magjitë e njëpasnjëshme të Lionel Messi-t në ndeshjen me Arsenalin i kanë detyruar mediat europiane ta quajnë argjentinasin, “mbreti i ri i futbollit”. “Bota është nën këmbët e tij” është titulli i të përditshmes sportive spanjolle “Marca”.

Kjo gazetë, duke menduar për super-derbin e fundjavës Real-Barcelona, shkrimin e saj për argjentinasin e ka mbyllur me pyetjen: “Kush do ta ndalojë këtë?”. “Messia i futbollit”,  ky është titulli i gazetës katalanase “Sport”, e cila një faqe të saj ia ka kushtuar vetëm fotos së Messi-t me nënshkrimin “MEGAMESSI”. Gazeta tjetër “AS”, zgjedh një tjetër titull, “Messi të frikëson”.

Elozhe për 22 vjecarin argjentinas kanë thurrur edhe mediat angleze. “Times” e ka cilësuar Messin, “gjeniun e futbollit”, ndërkohë që “Mail Online” shkon me tej duke shkruar: “Numrat 10 perfekt, ishte Pele, erdhi Maradona, ndërsa tani përshëndesim mbretin e ri, Lionel Messi”. Për “Daily Mirror”, fantazisti argjentinas është më shumë se një futbollist.

“Është një gjeni, një magjistar, një mal i vogël talenti të mirëfilltë”. Sipas “The Sun”, në fushat e futbollit ka zbritur “Messia”, një kampion që luan futbollin nga një tjetër planet. I dëshpëruar nga humbja, trajneri i Arsenalit Arsen Venger e ka krahasuar lojën e Messit me ato të lojrave kompjuterike. “Messi mund të ndryshojë rrjedhën e lojës në cdo moment, është njësoj sikur luan PlayStation”, ka përfunduar Venger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA