Dhunë ndaj trajnerit të Besës

07/04/2010 17:45

Ushtrohet dhunë ndaj trajnerit të Besës, Shpëtim Duro gjatë takimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes kavajasve dhe Shkumbinit.

Sipas burimeve, Duro është dhunuar nga kryetari i Bashkisë së Peqinit në tribunën kryesore.

Pas incidentit, trajneri i Besës ka rënë pa ndjenja për dhjetë minuta.

Ndërkohë është thyer edhe kamera e “Supersport” që po transmetonte takimin.

“Kam qënë shumë i shqetësuar dhe për gjysmë ore kam qënë në kujdesin e mjekëve. Në tunelin që shkon në dhomat e zhveshjes me del një person që nuk e dija se ishte kryetari i bashkisë, dhe më ka dhunuar me grushte. Është një ngjarje shumë e rëndë dhe e turpshme”, është shprehur Duro pas incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA