Kryeministri Berisha ka deklaruar në mbledhjen e kabinetit të tij se qeveria është e angazhuar seriozisht në dëmshpërblimin e banorëve, të cilët do të shpronësohen.
Gjatë fjalimit të tij, Berisha është shprehur se qeveria nuk cënon kurrë pronën e qytetarit, por ka nënvizuar se minierat që ndodhen nën tokë i përkasin shtetit.
“Rregullat më të ndershme të shpronësimit do të zbatohen. Mund të hapësh një minierë mbi pronën e dikujt, por duke dhënë dëmshpërblimin në bazë të cmimeve në atë zonë, për pjesën e sipërfaqes që i bllokohet. Nëntoka është e shtetit, ujërat janë të publikut. Deri në themel është e jotja, por më poshtë është e shtetit”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka vlerësuar se ligji për shpronësimet është shumë i rëndësishëm dhe ka shtuar se ai është përgatitur me ekspertët më të mirë.
Top Channel