Berisha “harron†dialogun me shqiptarët
07/04/2010 08:45
Kryeministri Sali Berisha ka ndalur turin e ndërmarrë në Shqipëri në fillim të këtij viti. Bashkëbisedimi për të cilin kreu i qeverisë përdorte moton “Shqipëria po vrapon”, duket se ka ndalur hovin fillestar.
Në ndërprerjen e takimeve të shpeshta të Kryeministrit Berisha me banorët e zonave të ndryshme të vendit dhe përurimet e bëra prej tij, ka ndikuar situata politike në vend dhe axhenda e ngjeshur ndërkombëtare.
Marrja e vendimit të opozitës për vijimin e protestave duket se ka kthyer vëmendjen e kreut të qeverisë më tepër te problemet e brendshme politike të vendit, sesa ato infrastrukturore dhe takimet me qytetarët.
Top Channel