Grupi i punes i ngritur nga Partia Socialiste per ndryshimet statutore do t’i paraqese sot per shqyrtim dhe miratim Asamblese Kombetare propozimet per permiresimin e legjislacionit te brendshem te kesaj force politike.
Pika e pare do te jete ngritja ne nivel rrethi i nje strukture vendimmarrese, gjitheperfshirese me perfaqesues nga te gjitha njesite vendore qe ka ne juridiksion rrethi, si dhe per te shfrytezuar sa me mire kapacitetet njerezore, te cilat per shkaqe demografike jane zhvendosur ne zonat urbane.
Grupi i punes ka vendor ngritjen e Asamblese Kombetare ne nivel rrethi ne perberje te se ciles do te marrin pjese delegatet e kongresit te PSSH-së, kryetaret e Partise Socialiste te bashkive dhe komunave, kryetaret e keshillave perfaqesues te kesaj partie, kryetaret e grupeve te keshilltareve socialiste, kordinatoret e forumit te grave dhe FRESSH te rrethit si dhe koordinatoret elektorale per cdo njesi vendore.
Kryetaret e Partise Socialiste ne komune dhe bashki nuk zgjidhen me permes parimit nje antar nje vote por nga antaret e asamblese socialiste te komunes ose te bashkise. Nje pike tjeter eshte ngritja e nje strukture te re ne nivel qarku qe do te kete rol koordinativ.
Ne perberje te kesaj strukture do te jene deputetet e qarkut dhe kryetaret e partise te rretheve. Ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste propozohet te hyne drejtperdrejt kryetaret socialiste te rretheve, te zgjedhur nga anetaresia e cdo rrethi. Nje pike tjeter do te jete riformatimi i struktures se Partise Socialiste ne emigracion qe do te synoje te beje ate edhe me funksionale.
Ne lidhje me forumin e gruas socialiste dhe FRESSH propozohet qe organizimi i tyre te jete i njejte me ate te partise ne te gjitha nivelet si dhe perfaqesuesit e tyre do te jene drejtpersedrejti anëtare te forumeve vendore dhe qendrore te partise.
Top Channel