
Të 35 personat e shoqëruar nga policia për vrasjen e kryer në mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, nuk kanë dhënë detaje aq të hollësishme, aq sa për t’i dhënë policisë një mundësi për identifikimin e autorëve të këtij krimi.
Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë frekuentuesit e lokalit, në momentin që ndodhi edhe ngjarja. Por policia zyrtarisht e lidh vrasjen me një konflikt të mundshëm të autorit të krimit me viktimën. Kjo edhe duke parë dinamiken e krimit, pasi vrasesi ka qenë tepër i kujdesshem dhe është përpjekur ta godasë vetem në trup, për të minimizuar rikoshetet e fishekeve te nxjerra nga pistoleta e tij.
Edhe shtetasi i plagosur që ndodhej me viktimen Elton Lulo eshte plagosur lehte ne dore edhe pse ishte shume afer me shokun e tij te vrare.
Policia ka arritur vetem te krijoje nje identikit te autorit te kesaj vrasjeje. Ne ditet e fundit ky është identikiti i dyte i ndertuar nga policia pas asaj të ndodhur në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, por që mbeti dhe ajo pa një autor të identifikuar. Në ditët e fundit vendi është përfshirë në vrasje të stilit mafioz edhe me vrasje në Shkodër dhe në Krujë. Mënyra e ekzekutimeve të serisë së vrasjeve të fundit ndodhin pothuajse në të nje njeten kohe, nga ora 21:30 minuta deri ne oren 22:30, ku dhe mundësia e largimit nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga policia është e madhe.
I vetmi i arrestuar për vrasje është shtetasi Zek Tonaj që vrau të dielën një shtetas për hakmarrje në Dukagjin të Shkodrës.
Top Channel